Kerkojme Drejtor te Burimeve Njerezore

Kompania Agikons, lider në ndërtimim dhe zhvillimin e rezidencave, shpall pozicionin vakant “Drejtor të Burimeve njerëzore”. Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-në e tyre në hr@agikons.com , duke shënuar edhe pozicionin për të cilin aplikoni. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 11 Qershor, ora 10:00 am Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Detyrat/Përgjegjesite

• Harton dhe vendos objektivat e burimeve njerëzore në përputhje me objektivat organizative

• Zhvillon strategjitë e organizimit duke identifikuar dhe hulumtuar çështjet kyç të departamenteve

• Zhvillimi i planeve operative që përfshijnë çështjet e Burimeve Njerëzore

• Menaxhon operacionet e burimeve njerëzore me rekrutimin, planifikim dhe organizim për procesin e intervistimit, përzgjedhjen, orientimin, trajnimin dhe këshillimin e stafit

• Planifikon, monitoron, vlerëson performancën e punonjësve

• Ndjek procesin e planifikimit dhe realizimit të lejeve të zakonshme të punonjësve, menaxhon informacionin për lëvizjen e punonjësve jashtë vendit të punës

• Menaxhon proçesin e plotësimit të dosjeve të punonjësve si dhe azhornimi i tyre me dokumenta gjatë punësimit, si edhe të formularë dhe rregjistrvae përkatës të departamentit

• Menaxhimi i buxhetit për burime njerëzore dhe percaktimi i prioriteteve Kualifikime/ Kërkesa

• Diplomë universitare e preferueshme në degët Ekonomi, Menaxhim, Shkenca Sociale. Një diplomë pas universitare përbën avantazh

• Minimalisht 5 vite eksperience pune

• Njohje shumë e mirë e të gjitha procëseve të punës që kryhen në Departamentin e Burimeve Njerëzore, dhe dokumentacionit përkatës

• Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, një gjuhë e dytë e huaj përbën avantazh

• Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (Word, Excel, PPT etj.)

• Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe menaxheriale

• Aftësi shumë të mira analitike

• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet me njerëzit ,

Tel 0672005115

LEXO TE NGJASHME

0.658 vende pune

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.