Job Description
Konkurs
Me rastin e hapjes së zyrës së re dhe me zgjerimin e aktiviteteve tona kërkojmë persona profesionalë që t’i bashkangjiten stafit tonë në Prishtinë.
Për momentin punësojmë:
Njohës të Gjuhës Gjermane, Frënge, dhe Angleze,
10 Telefonuese
Përkthyes gjyqësor,
Agjentë të sigurimet shëndetësore,
Agjentë të Prenotimit të Avio-Biletave dhe
Agjentë për rezervimin e hotelit.
Njohës i Gjuhës Gjermane
Si pjesë e stafit tonë të përkthyesve të gjuhës Gjermane, detyrat tuaja do përfshijnë:
Performimi i përkthimeve Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas,
Përkthimi i dokumenteve,
Komunikimi në Gjuhën Gjermane me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, dhe
Performimi i aktiviteteve të tjera që e kërkon natyra e punës.
Kualifikimet e kandidatit duhet të jenë si në vijim:
Aftësi të shkëlqyera komunikimi në Gjuhën Gjermane në të folur dhe në të shkruar,
Përvojë paraprake në përkthimin e dokumenteve nga Gjuha Shqipe në atë Gjermane dhe anasjelltas, dhe
Preferohet të jeni i diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Gjermane
Cilësitë personale:
Efikas,
Qëndrim pozitiv,
I orientuar në rezultate,
I përpiktë,
Komunikativ,
Fleksibil dhe
I orientuar në arritjen e qëllimeve.
Njohës i Gjuhës Frënge
Si përkthyes i Gjuhës Frënge detyrat tuaja do përfshijnë:
Përkthimi i dokumenteve, teskteve etj., fjalë për fjalë,
Përshtatja e përkthimeve të mëparshme në programet e reja dhe
Kryerja e detyrave të tjera përkthyese dhe administrative.
Kualifikimet e kandidatit:
Gjuha amtare të jetë Gjuha Shqipe,
Të ketë aftësi të shkëlqyera në Gjuhën Frënge në të folur dhe të shkruar;
Preferohet niveli universitar në Gjuhën Frënge,
Të jetë i aftë të punojë në mënyrë efikase dhe
Përvoja paraprake është avantazh.
Njohës i Gjuhës Angleze
Detyrat tuaja si përkthyes të Gjuhës Angleze do të përfshijnë:
Leximin dhe përkthimin e teksteve dhe dokumenteve nga Gjuha Shqipe në atë Angleze dhe anasjelltas,
Përshtatja e kuptimit të përmbajtjes në mënyrë të qartë dhe adekuate, dhe
Komunikimi në Gjuhën Angleze në mënyrë kompetente
Kualifikimet tuaja:
Përvojë paraprake në këtë fushë,
Preferohet të keni të përfunduar Fakultetin e Gjuhës Angleze, dhe
Të jeni i aftë të punoni në mjedis dinamik pune.
10.Telefonuese
Të ketë përvojë si telefonuese
Të jetë komunikative
Të jetë bindëse
E dëshirueshme Gjuha Gjermane,
Përkthyes gjyqësor
Si përkthyes gjyqësor detyrat tuaja të punës do përfshijnë:
Asistimi në përgatitjen e dokumenteve ligjore,
Mirëmbajtja e arkivës së dokumenteve të përkthyera,
Performimi i përkthimit të dokumenteve të ndryshme, duke përkufizuar termat e paqarta,
Përdorimi i fjalorëve dhe referencave të tjera për të gjetur kuptimet sa më të thjeshta dhe adekuate për fjalët e përkthyera, dhe
Sigurimi i korrigjimit gramatikor.
Detyrat e punës:
Nivel akademik universitar nga ndonjë institucion i akredituar i arsimit të lartë,
I licensuar si përkthyes gjyqësor,
Njohuri në sistemet e komunikimit elektronik (audio, video, telefon etj.),
Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi,
I gatshëm të punojë gjatë ditëve biznesore dhe
Aftësi të jashtëzakonshme hulumtimi.
Agjent i sigurimit shëndetësor
Si agjent i sigurimit shëndetësor detyrat tuaja të punës do të jenë:
Komunikimi me klientët të cilët sipas profilit të tyre kanë nevojë për sigurim shëndetësor,
Përcaktimi dhe identifikimi i nevojave të klientëve,
Përcaktimi i një plani për mbrojtjen e të drejtave të klientit, dhe
Ofrimi i shërbimeve të vazhdueshme për klientët.
Aftësitë dhe detyrat e agjentit të sigurimit shëndetësor:
Aftësi hulumtuese,
Aftësi në arritjen e qëllimeve,
I motivuar,
Shitja e policave të sigurimit në bazë të nevojave të klientëve,
Krjimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët,
Aftësi në menaxhimin e njerëzve,
Njohuri në produktet e sigurimit shëndetësor,
Aftësi bazike në matematikë,
I organizuar,
I pavarur, dhe
I aftë të performojë analiza statistikore.
Agjent i prenotimit të Avio-Biletave
Si pjesë e stafit tonë për këtë vend pune detyrat tuaja përfshijnë:
Promovimi i biznesit,
Trajtimi i rezervimeve dhe ankesave të klientëve,
Ofrimi i udhëzimeve për viza dhe pasaporta,
Trajnimi i stafit të ri sipas nevojës,
Menaxhimi i buxhetit,
Mirëmbajtja e raporteve statistikore,
Planifikimi,
Shitja e biletave, dhe
Përgatitja e materialeve promovuese.
Kualifikimet tuaja:
Preferohet që të keni nivel akademik universitar në turizëm, ndonjë gjuhë të huaj, administrim biznesi, menaxhment etj., (avantazh) dhe
Trajnimi i mëparshëm si prenotues i avio-biletave është një avantazh tjetër i juaji,
Poashtu preferohet përvoja e mëparshme në këtë fushë,
Vetëdijësim komercial,
Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale,
Aftësi numerike, dhe
Aftësi të shkëlqyeshme në komunikimin verbal.
Agjent i rezervimit në hotel
Si Agjent i Rezervimeve detyrat tuaja të punës do jenë si në vijim:
Performimi i rezervimeve në sistemin online, vecanërisht bëhet fjalë për rezervime ndërkombëtare përmes sistemit booking.com,
Mirëmbajtja dhe menaxhimi i rezervimeve dhe ofrimi i të dhënave për klientët, dhe
Menaxhimi i sistemit të rezervimit.
Aftësitë dhe kualifikimet tuaja:
Kandidati ideal duhet të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet drejtimi i hotelierisë),
Të keni një personalitet me vetëbesim dhe miqësor,
Të jeni i aftë të punoni në një mjedis dinamik dhe
Të keni aftësi të jashtëzakonshme organizative.
Konkursit mbyllet me datën:31.05.2017
Dërgo CV-në në e-mail: punsohu.eu@gmail.com
“PUNSOHU.EU”SH.P.K
LEXO TE NGJASHME