
Kompania Deutschcolor pjesë e DELTA GROUP, sjell në Shqipëri traditën Gjermane 100-vjeçare në prodhimin e bojërave për ambjente të brendshme dhe të jashtme. Si rrjedhojë e rritjes së saj të vazhdueshme, Deutschcolor kërkon të rekrutojë staf energjik dhe ambicioz për të realizuar qëllimet e biznesit. Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë. Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP. Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin : Arkëtare Filiali /Lushnje. Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët : • Të kenë përfunduar Fakultetin Ekonomik. • Të kenë njohuri të programit Alpha. • Preferohet të kenë 1 vitë eksperiencë. • Mosha 25-35 vjec. Si të aplikoni: Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresen : hr@deutschcolor.de Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, DELTA GROUP, vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit. DEUTSCHCOLOR Sh.a Rruga “Aleksandri i Madh” Tiranë