Rritja e rasteve, Kosova vendos rregulla të reja për ata që hyjnë në vend

0.6kosova.corona.rregulla

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në dy ditët e fundit, kur janë numëruar 1,000 infektime ditore, Kosova ka njoftuar disa rregulla të reja për të gjithë qytetarët e huaj që duan të hyjnë në vend.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend.

Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme, që vijnë nga vende me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të paraqesin një test RT-PCR negativ COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Nga ky rregull përjashtohen:

Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;

Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;

Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes;

Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.