Frikë për sigurinë, OKB-ja ”braktis” Gazën: Shkurton stafin ndërkombëtar!

Screenshot 3 26 2025 2 29 08 PM

 
OKB-ja ka vendosur të shkurtojë stafin ndërkombëtar në Gaza për shkak të frikës nga gjendja e sigurisë në territor pas rifillimit të ofensivës ushtarake izraelite.

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se po redukton rreth një të tretën e personelit të saj në enklavë. Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund ta garantojë sigurinë e personelit të OKB-së, tha zëdhënësja e OKB-së Alessandra Vellucci në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Rreth 30 nga 100 punonjësit ndërkombëtarë në Rripin e Gazës do të tërhiqen nga kjo zonë. Fjala është për personelin e Programit Botëror të Ushqimit, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondit të OKB-së për Fëmijët. Kjo masë merret pasi Izraeli rifilloi sulmet në Rripin e Gazës.”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi javën e kaluar prej sulmeve janë vrarë të paktën 792 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë. Megjithëse Izraeli ka shprehur dyshime mbi shifrat dhe numrit të vdekjeve të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, organizatat ndërkombëtare si OKB-ja i konsiderojnë ato si mjaft të besueshme.

Ushtria izraelite i ka shtuar kërkesat për evakuim drejtuar dhjetëra-mijëra banorëve të zonës bregdetare të Rripit të Gazës, ndërkohë që ka ashpërsuar nga ana tjetër sulmet me raketa në Jabalia, Beit Lahija e Beit Hanun në veri, si dhe zonat e Khan Yunis dhe Rafah në jug.

Izraeli ka krijuar edhe një institucion të ri, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, detyra e të cilit është të “përgatisë largimin vullnetar të banorëve të Rripit të Gazës për në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.