Kujdes! Të gjithë ju që do udhëtoni drejt Greqisë dhe Italisë, mund t’ju anulohet fluturimi nëse s’keni këtë dokument

0.3Rinas 2 1 1

Shumë udhëtarë kanë hasur probleme me kohën e plotësimit të formularit PLF, i domosdoshëm për të udhëtuar në Itali dhe Greqi. Por nëse nuk e plotëson 24 orë para, fluturimi juaj anulohet.

Kështu në faqen e facebookut, aeroporti ka kujtuar të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt këtyre dy vendeve se “në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”.

Njoftimi i plotë:

-Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport, Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

-Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

-Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

-Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

-Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

-Test COVID, ose

-Një dëshmi që personi e ka kaluar ose

-çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.