Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit dhe është në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët. Kryeministria bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale, si psh: dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit), e po ashtu do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve si dhe për shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.