Varianti i ri i COVID-19 tremb shkencëtarët: "Po përhapet me shpejtësi të madhe"

virologet.britanike

Virologët britanikë kanë shprehur së fundmi shqetësimin për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron, i identifikuar si BA.2.75 i quajtur "Centaurus", i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant është zbuluar edhe në vende të tjera si SHBA, Australia, Gjermania dhe Kanadaja.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e përcaktoi atë një "variant nën monitorim" më 7 korrik, që do të thotë se ka disa indikacione se mund të jetë më i transmetueshëm ose i lidhur me sëmundje më të rënda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtari kryesor i saj, Dr Soumya Sëaminathan, tha se nuk kishte ende mostra të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e tij. Përveç rritjes së dukshme dhe të shpejtë dhe përhapjes së gjerë gjeografike, virologët janë alarmuar nga numri i madh i mutacioneve shtesë që përmban BA.2.75, në krahasim me BA.2, nga i cili ka të ngjarë të ketë evoluar. 

“Vitin e kaluar, shumë ishim të bindur se Delta përfaqësonte një kulm evolucionar për virusin, por shfaqja e Omicron dhe rritja e madhe e ndryshueshmërisë dhe evazivitetit të antitrupave është një shenjë se ne si popullatë nuk mund të ndjekim një plan të ngjashëm me gripin për të mbajtur ritmin me evolucionin viral, "tha Griffin.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.