Moti të enjten dhe të premten në Shqipëri dhe Kosovë
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri nga Afrika ku priten temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë.
E enjte 21 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/33°C
Zona e ulët 16/38°C
Zona bregdetare 20/36°C
E premte data 22 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 17/40°C
Zona bregdetare 20/36°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME