Një shtëpi është djegur pasi është goditur nga rrufeja, në Drenovicë, Berat. Rrufeja ka rënë në çatinë e banesës duke djegur katin e dytë, por fëmijët që ndodheshin në shtëpi kanë qenë në katin e parë, kështu që nuk ka të lënduar.

Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë po shihet me interes nga sipërmarrja private vendase dhe e huaj, që po rrit investimet në parqet fotovoltaike duke mundësuar jo vetëm prodhimin e energjisë, por edhe nxitje të zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ethet e Nilit perëndimor janë shumë pranë Shqipërisë. Mushkonjat të cilat përhapin virusin vdekjeprurës, qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Këtë vit nuk është bërë dezinsektimi i tyre, pasi dështoi tenderi.
Ditën e mërkurë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Janë gati 780 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës 2008-2021. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, është Italia shteti që kryeson me dhënien e lejeve për këtë periudhë, me 372 mijë lejë të dhëna, ose 47% e totalit.