Vjeshta s'ka ardhur akoma, rikthehen temperaturat 40°C

 

Pavarësisht reshjeve të shiut të këtyre ditëve të fundit, vjeshta ende nuk ka ardhur. Përkundrazi java që presim përpara na rezervon përsëri mot jo vetëm të kthjellët, por një tjetër valë të nxehti si dhe temperatura të larta, por nuk do të mungojnë  alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në relivet kodrinore-malore të territorit.

Këto vranësira në këto zona hera-herës do të jenë deri dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Vlen për t'u theksuar se gradualisht me kalimin e ditëve pritet rritja e temperaturave si në vlerat minimale dhe veçanërisht ato të mesditës.

Ditët më të nxehta parashikohen e enjtja dhe e premtja, pasi temperaturat në mesditë do të prekin vlerat 38-40°C.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.