Vendimi i qeverisë - Nga nesër kompensohen pronarët, 24 mln dollarë dhe 23 mijë ha tokë në dispozicion

rritjabig ekonomia

Të gjithë pronarët që kanë fituar të drejtën e pronësisë për tokat e zaptuara pas viteve ‘90 nga nesër do të marrin pronat e tyre. Vendimi u bë publik nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se Qeveria ka vendosur për të nisur menjëherë vlerësimin e 26 mijë vendimeve të Agjensisë së Kthimit dhe Kompnesimit të pronave.

Qeveria nis nga nesër kthimin fizik të pronës aty ku prona është e lirë.Po ashtu që nesër do të zbatohet dhe kompensimi i pronarëve me fondin e 24 milionë dollarëve.Gjithashtu janë në dispozicion dhe 23 mijë ha tokë bujqësore me të cilat do të bëhet kompensim fizik për ata që e kanë të zënë tokën.Deklarata u bë nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.i cili bëri me dije vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

“Ky është ligji i pronave dhe vendimi i qeverisë, është oferta më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve që pa të drejtë quhen ish-pronarë”.Manjani: Që nesër në orën 08:00 kur të fillojë punën Agjencia e re e trajtimit të pronës fillon menjëherë kthimi fizik i pronës. Për të gjithë ata që kanë pasur pyetje apo shqetësime të ngritura nga debati politik i pavënd, që nesër fillon kthimi fizik. Ku është prona e lirë ajo kthehet.Që nesër fillojnë të zbatohen me përparësi 24 milion dollarët e parë si fond për kompensimin e pronave të pronarëve. Që nesër është gati lëvrimi.

Së treti, janë 26 mijë vendime qytetarë, pronarë të Shqipërisë që janë dhënë deri më sot nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave por që askush nuk ka çarë kokën se çfarë duhet të bëjë me të. Që nesër këto vendime fillojnë të vlerësohen dhe do të kenë një çmim. Për këtë gjë do të informohen publikisht dhe individualisht të gjithë poseduesit e këtyre vendimeve. Që nesër 23 mijë hektarë tokë bujqësore të gatshme për tu vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji u ka borxh tu japë diçka dhe 23 mijë hektarë tokë janë gati.

11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar në vite në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet dosjeve për të marrë pronën e tyre, por që sot statusi i atyre dosjeve është asgjë ose i pluhrosur në harresë, që nesër filloj shkundja e pluhurit, trajtimi dhe analiza e tyre me përgjegjësi publike. Do kenë informacion zyrtar që nesër.

Të gjithë ata qytetarë që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për të kërkuar pronën e tyre janë të lutur që sot të paraqesin një kërkesë me dy letra nga 30 që kanë qenë. Një dokument origjine dhe një hartë të pretenduar se ku gjendet prona. Në momentin që paraqiten letrat me kërkesën është barra e Agjencisë të verifikojë atë është bërë deri më sot.

Dhe një lajm të fundit për të gjithë ata shtetas prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje që nesër fillon kthimi i parave të pronës së zënë për fat të keq ende në masën 70%, kap para kemi mbledh, mbesim me angazhimin që 30% të jetë i mbyllshëm ose i sqarueshëm deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, por në varësi të proçesit të legalizimit edhe më shpejt mund të jetë e arritshme.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.