Gërmimet për të gjetur flori, 30 shtëpi rrezikojnë të shemben

gold 007

Pogradec kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë dhe policisë për ndaljen e gërmimeve të cilat thonë se zhvillohen prej 3 vitesh për të gjetur flori. Banorët thonë se shpesh janë konfliktuar dhe me pronarin e tokës, i cili nuk ka leje për të kryer punime të tilla që u kanë plasaritur muret e banesës.

Pogradec-Mbi 30 shtëpitë e një lagjeje të tërë në Njësinë Administrative Dardhas të Pogradecit rrezikojnë të shemben pas gërmimeve që janë bërë në fund të kodrës për të gjetur flori.

Banorët thonë se prej 3 vitesh jetojnë me frikën se banesat e tyre do të shemben pasi gropa e hapur nga eskavatorët ka shkaktuar rrëshqitje të tokës duke plasaritur edhe shtëpitë që ndodhen pranë vendit ku është gërmuar.

Banorët thonë se pas denoncimeve në polici, ndërpritet puna, për të rinisur sërish me pas, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet me pronarin e tokës ku gërmohet për metalin e shtrenjtë.

I kontaktuar, administratori i njësisë Dardhas thotë se nuk ekziston asnjë leje për zhvillimin e gërmimeve me eskavator, përvec lejes nga pronari i tokës për rikonstruksion banese.

Aktualisht i kemi ndërprerë punimet thotë Alban Mucka dhe procesverbalet përkatëse i kemi dërguar në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Pogradec për verifikimin e të gjithë dokumentacionit.

Në lidhje me çarjen e banesave, administratori thotë se do vlerësohen dëmet dhe do bëhet dëmshpërblimi.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.