Blushi: Nëse në PS kërkon pastrim nga krimi, je armiku i mikut

blushi12721718 1735413026696266 986716205 n

Kritika të ashpëra erdhën nga Ben Blushi në drejtim të kreut aktual të PS, Edi Rama. Blushi në Kongresin e PS tha se Edi Rama e deformoi Partinë Socialiste. Ai tha se në PS nëse kërkon pastrim nga krimi je armiku i mikut

E vërteta në PS po mbytet, po cënohet. Sensi i bashkësisë po dhunohet.

Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta parojnë atë pa zgjedhje. Një pakicë po kthehet në shumcë

Për këtë pakicë nëse kërkon zgjedhje je armik. Nëse do mbledhje je dy herë armikë, nëse do punësim je shumë armik. nëse do rritje pagas je shumë më shumë armik.

Nëse do pastrim të PS nga krimi je armiku i mikut. Nëse i mohon të gjitha këto je mik, je besink, je i vyer, i lyer, i shpërblyer, i ndërsyer, je besniku i partisë që shpërblehesh sa herë gënjen. Nëse gënjen, jo vetëm ke por edhe je, të jesh apo të kesh, kjo është sot në PS.

Kush e solli këtë parti në deformim? Ka një emër dhe unë mendoj se është Edi Rama. Rama mori një punë për ta lënë partinë pa punë. Kjo nuk është një fantazi. Është fakt dhe opinion. Më lejoni tju jap disa fakte që nuk janë opinione. Nuk ka zgjehdje në parti. Rama është i vetmi në Europë ka një mandate 7-vjeçar.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.