Veliaj çel Kongresin e PS: Prej 2 vitesh jemi në drejtimin e duhur

Paskal Milo:Jam aleat i socialistëve jo i individëve Nano-Idrizi-Dule bojkot Kongesit, refuzojnë ftesat Kodheli:Pushteti s'na ka ndarë, kemi qeverisur mirë

veliaj ne kongres 474x324ghg

Një nga suprizat e Kongresit të PS erdhi që në nisje të tij. Nderi i çeljes së ceremonisë i’u bë kryebashkiakut Erion Veliaj ndryshe nga sa ishte parashikuar në axhendën e bërë publike një ditë më parë. Në fjalën e tij të hapjes Veliaj falenderoi të gjithë të pranishmit dhe i ftojë të bëhen pjesë e një diskutimi të vlefshëm për nga vetë impakti që ai do të ketë më vonë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Ora 10:40 Veliaj çel Kongresin

Fjalën e hapjes në Kongres e mori kryebashkiaku i Tiranës i cili i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni.

“Falenderoj dhe i uroj mirëseardhjen të gjithë delegatëve, antërëve më të rinjt të PS dhe të gjithëve ju të ftuar. Sot personi i ulur në të majt e në të djathtën tuaj nuk është i panjohur është i njohur i rëndësishëm, që ka ardhur në pushtet pas një opozie të vështirë por sot kontribuon për vendin. Pas reformave të dhimhsme ne u konfirmuam në 2013, jemi në rrugën e duhur Pytja është a janë zgjedhjet vetëm statistikë? Jo , kur një njeri hedh votën na ka besuar gjërat më të çmuara që dikush ka në jetë. Kjo është arsyja që PS është fokuar tek çdo njeri, prandaj besojmë se jemi në rrugën e duhur. Ne kemi marrë përsipër shumë seriozisht, reformat e pensioneve arsimit. Kur shqiptarët na besojnë ata na kanë besuar qytetet e tyre. Kemi kaluar disa vite të vështira në opozitë, kemi mësuar si të respektojnë ndryshimet. Kur ngrihemi dhe triumfojmë dimë të jemi shërbëtor të përulur. Tirana është një vend që ka hapur shumë debate. Debati është i mirë por PS nuk ëhstë qëllim ë vetvete por mjete në duart e PS dhe popullit për të qënë shërbëtir të Shqipërisë. Kur të këmi këto mjete të fortë, kryeminstër kryetar Bashkie, atëherë do ta çojmë vendin në drejtimin e duhur. Uroj të jetë me diell si dita, diskutimi ynë Të hënën Shqipëria pret që pasi të kemi mbyllur diskutimin Shqipëria na pret të përveshim mëngët. Çfarë diskutohet këtu ka një impakt në të gjithë Republikën e Shqipërisë, ndaj ju ftoj të dalim me rezultate domethënse, Rroftë PS Rroftë Shqipëria"-tha Veliaj veliaj

Axhenda e kongresit

Gati 1500 socialistë do të mblidhen sot për zhvillimin e Kongresit të Partisë Socialiste. Ky organ është më i larti i veprimtarisë politike të kësaj partie, dhe për herë të fundit është mbledhur në 5 nëntor të vitit 2011. Mësohet se ftesë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm të Partisë Socialiste, kanë marrë shumë figura të njohura me kontribute historike në këtë parti, duke filluar nga lideri historik i saj, Fatos Nano, e po ashtu janë ftuar dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani. Ftesë kanë marrë dhe partitë e tjera aleate, si Ilir Meta, Bamir Topi, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Paskal Milo etj..

Po ashtu, nga Kosova dhe Maqedonia janë ftuar përfaqësues të rëndësishëm politikë, ku është konfirmuar pjesëmarrja e një delegacioni të partisë Vetëvendosje, e përbërë nga Albin Kurti, deputet, Glauk Konjufca, drejtues i Grupit Parlamentar dhe Boiken Abazi, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, si dhe nënkryetari i parlamentit të Kosovës, Xhavit Halili. Do të ketë një përfaqësi të rëndësishme e të majtës evropiane. Kështu, do të jetë sot i pranishëm italiani Giani Pitella, kryetar i grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian, i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushta me dy përfaqësuesit e së majtës shqiptare, Edi Rama dhe Ilir Meta. Veç tij, fjalën gjatë Kongresit do ta marrë dhe ish kryeministri Italian, Massimo D’Alema. Të pranishëm do të jenë përmes video-mesazheve dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe gjermani Martin Schultz, kryetar i Parlamentit Evropian.

Ky kongres do të zhvillojë punimet sipas parashikimeve vetëm gjatë një dite, por nuk përjashtohet mundësia, që në vijueshmëri të debatit, të ketë vijim të saj ditën e diel. Zyra e Koordinimit në PS ka përllogaritur që në Pallatin e Kongreseve të zhvillojë nesër paradite konventën e Forumit Rinor Socialist, duke hapur garën edhe për këtë forum. Në këto kushte, do të synohet që Kongresi të mbyllet brenda ditës së sotme. Punimet e Kongresit do të modelohen nga kryetari dhe nënkryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruci dhe Taulant Balla. Sipas tematikës, do të ketë podiume të ndryshme për çdo pikë të rendit të ditës. Kongresi ka parashikuar 6 pika në rend dite, por pritet që Dade e Hafizi të kërkojnë ndryshime, dhe nuk dihet si do të ndryshojë axhenda. I pari që do të marrë fjalën është kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas tij pritet të jenë përshëndetjet e të ftuarve, për të kaluar më pas me raportin mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, që do të bëhet nga Gramoz Ruçi.

Sipas këtij raporti, mësohet paraprakisht se Ruçi do të raportojë arritjen e anëtarësisë në 94 mijë anëtarë, dhe shtimin e saj me 20 mijë pranime të reja vetëm gjatë kësaj fushate të re ristrukturimi. Më pas, axhenda vijon me një raport të Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve për të vijuar tek pika më e gjatë e rendit: pyetje dhe diskutime. Pika kulmore do të jetë e pesta, ndryshime e përmirësime në Statutin e PS, për të përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese qendrore të PS.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.