11 avionë spektakël në qiellin e Tiranës

11 avionët e “Red Arrows”, skuadriljes akrobatike të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike kanë mbërritur pasditen e së enjtes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ku u pritën nga përfaqësues të ambasadës britanike, zv/ministri i Mbrojtjes dhe personalitete të tjera.

E gjithë skuadra, do të realizojë në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike. Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet ky spektakël, ku mjetet fluturuese do të dhurojnë për kryeqytetasit një “show” nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.

Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike nesër do të fluturojnë në qiellin e Tiranës.

Lideri i Skuadriljes, David Montenegro tregon përshtypjet e para për këtë vizitë në Shqipëri, si dhe detajet aktivitetin e ditës së premte.

Montenegro: Është vizita e parë. Nuk kam qenë ndonjëherë në Shqipëri por është kënaqësi që jam këtu. Fluturimi shkoi shumë mirë. Kjo vizitë këtu është pjesë e programit të forcave tona të armatosura. Është kënaqësi të vish në një vend, me të cilin kemi pasur marrëdhënie të mira me forcat e armatosura. Nesër do të jetë një fluturim në orën 10 në Sheshin Nënë Tereza.Do të ketë tym të bardhë dhe spektakli do të shihet nga të gjithë.

Pjesë e programit do të jetë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.