
Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Lezha se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 dhjetor. “Ne do pranojmë fraksionet. PD do të riformatohet duke vendosur vlerat e një partie konservatore, familjen, besimin te zoti, pronat dhe interesi kombëtar. Për ne familja është themeli i çdo themeli. Ne do bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë dhe jo për t’u vendosur numra prindërve siç bën Edvin Kristaq Rama.