
Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook ka bërë të ditur se mbështetja për fermerët me buxhetin e vitit 2022 është rritur me 42% krahasuar me buxhetin e një viti më parë.
Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook ka bërë të ditur se mbështetja për fermerët me buxhetin e vitit 2022 është rritur me 42% krahasuar me buxhetin e një viti më parë.
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha deklaroi gjatë një ndërhyrje telefonike për 'Opinion' se PD-ja zyrtare është Kuvendi i thirrur nga 4200 delegatë në 11 dhjetor. Berisha iu përgjigj sulmeve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij lidhur me vlefshmërinë e firmave, duke i ftuar të shkojnë nesër dhe t'i kontrollojnë te zyra e Edi Palokës.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës, ka dekretuar tre ligje këtë të enjte. -Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.
Lulzim Basha vazhdon të shkelmojë mbi statutin e Partisë Demokratike dhe bazën e saj. Edhe pse në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Basha tha se Sali Berisha po luan blofin.
Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar. “Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten. Del nga radhët e partisë. Statuti është Kushtetuta e PD. Kështu që pavarësisht deklaratave që janë bërë, unë mendoj se çdo demokrat dhe demokrate, do të respektojë vullnetin e shumicës, përndryshe ata zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk ua këshilloj, sepse siç e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë fraksioni. Ne PD-në do e shndërrojmë në shtëpinë e lirisë,” tha Berisha.