
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”, njoftoi ambasada amerikane.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”, njoftoi ambasada amerikane.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor. Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.
Vetëm pak ditë pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për publikimin e raportit të auditimit për procesin e Rindërtimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka bërë atë të aksesueshëm për publikun. Që në krye të raportit institucioni suprem i auditit thekson një sërë pikash që kanë qenë në fokus të punës dhe ajo që dominon thuajse në të gjitha është mungesa e dokumentacionit që ka shoqëruar procesin më të rëndësishëm të qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Komisioni Evropian të martën më 19 tetor prezanton Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshinë edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, mbush sot 77 vjeç. Në një postim në Facebook, ai thotë se është më i motivuar se kurrë. Berisha shton se është në një mision të ri vendimtar për fatin e PD dhe demokracisë në vend.