Partia Socialiste nuk i ka shkuar dot deri ne fund nismes per te shkarkuar Enkelejda Shehun nga posti i drejtueses se Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare.
Kjo per shkak se deputetet e PS-se ne Komisionin e Ekonomise nuk benin dot kuorumin e nevojshem per te nisur mbledhjen. Pervec deputeteve te PD-se te cilet prej dy javesh jane ne marredhenie bojkoti me Kuvendin, kane munguar edhe deputetet e LSI-se.
Nje lajm i fundit vjen nga Koreja e Veriut ne lidhje me marredhenien me Japonine. Mesohet se Koreja ka kercenuar serish stabilitetin ne Lindjen e Larget, teksa ka testuar kater raketa balistike qe goditen detin e Japonise.
Lajmi eshte konfirmuar nga zyrtaret e ushtrise koreano-jugore te cilet theksuan se raketat kishin pershkuar rreth 1 mije kilometra perpara se te preknin hapsiren ujore.
Drejtori i FBI-se, James Comey i refuzoi pretendimet e Donald Trump se paraardhesi i tij Barack Obama i ka pergjuar telefonin.
Kryeparlamentari Ilir Meta diten e sotme ka therritur Kuvendin ne nje seance te jashtezakonshme, ne rend te se ciles eshte pikerisht votimi i komisionit te vettingut. Kuvendi pritet te mblidhet ne oren 18:00. Ky veprim vjen pasi Avokati i Popullit i dorezoi listen e OMN-se me rekomandimet e kandidateve qe pritet te bejne vettingun.
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka kembengulur se dialogu mes maxhorances dhe opozites do te behet vetem per qeveri teknike. Ne nuk kerkojme te hyjme ne qeveri, theksoi ai, por nuk do te kete zgjedhje me kete qeveri.