Avokati i Popullit dorezoi pasditen e se premtes ne Kuvendin e Shqiperise listat dhe dosjet e kandidateve aplikues qe shprehen interesin per pozicionet e anetareve te institucioneve te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar permes nje statusi ne rrjetet sociale takimin e tij me shefen e Politikes se Jashtme te BE.
Perfaqesuesja e larte e BE-se per Punet e Jashtme dhe Politikat e Sigurise, Federika Mogerini flet per nevojen e dy reformave, ate ne drejtesi dhe ate zgjedhore, ne nje mesazh te shperndare per mediat para vizites ne Tirane.
Kreret e koalicionit qeverises diskutuan mbi reformen ne drejtesi ne takimin e tyre te perjavshem. Diskutimet u perqendruan gjithashtu edhe tek bojkoti i Parlamentit dhe protesta e opozites, e cila hyri ne diten e 13 te saj. Asnje nga pjesemarresit nuk u prononcua pas takimit, por sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit e Kryeministrise, aty eshte diskutuar edhe per reformen zgjedhore dhe nevojen per zgjedhje te besueshme dhe transparente.
Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta nepermjet nje deklarate per media per situaten ne Maqedoni, ka shprehur keqardhjen per retorikat nacionaliste anti-shqiptare te cilat cenojne harmonine dhe bashkejetesen nder-etnike – si garanci per stabilitetin e vendit fqinj.