Grabitësit vranë Liridona Murselin në sy të fëmijëve, prek deputeti suedez: Nuk e kuptoj si ndodhi

 640 0 65688653e994d

Lajmi për vrasjen e gruas në Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze.

Liridona Murseli, 33-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura. Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme.

Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë. Më vjen keq për humbjen”, ka thënë ai për mediumin. Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Për vrasjen e Liridona Murselit ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”.

Siç ka raportuar ky medium, nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po kryen hetime nën dyshimet se bëhet fjalë për grabitje.

“Sipas informacioneve të bashkëshortit në polici, dy persona të armatosur kanë kërcënuar familjen dhe kanë kërkuar që t’i dorëzojnë gjërat me vlerë. Kur i morën celularët dhe telefonat, ai dëgjoi një të shtënë”, ka shkruar “Degens Nyheter”, duke cituar mediat vendore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.