Administrata Biden po përgatitet të shtojë llojin e armatimit që po i ofron Ukrainës duke dërguar sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë që tani janë kërkesat kryesore nga zyrtarët ukrainas, shkruan CNN.

Ofensiva e intensifikuar e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pasqyron "një politikë të dukshme gjenocidi", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit.
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës. "Okupatorët qëlluan mbi më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 objekte civile, përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën," tha Task Force e ushtrisë së Ukrainës në Facebook.
Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.