
Vështirohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO.Finlanda njofton se pa Suedinë edhe ajo do të heqë dorë nga anëtarësimi, ndërkohë që Suedia po pengohet nga Turqia.
Vështirohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO.Finlanda njofton se pa Suedinë edhe ajo do të heqë dorë nga anëtarësimi, ndërkohë që Suedia po pengohet nga Turqia.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 110-të, teksa përplasja midis forcave ruse dhe atyre vendas vijon të mbetet e nxehtë në zonat pranë Severdonetsk, ku është shkatërruar ura që lidh këtë qytet me Lysychansk.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Vizita e saj nuk është njoftuar më parë për arsye sigurie.
SHBA ka hequr testin e COVID-19 për udhëtimet. Administrata e Biden-it hoqi kërkesën për udhëtimet ndërkombëtare, duke i dhënë fund një prej masave të fundit të qeverisë të krijuar për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po vazhdon t’i “bëjë shantazh botës përmes urisë” duke bllokuar portet e Ukrainës dhe duke frenuar eksportet e grurit, misrit, vajit vegjetal dhe produkteve të tjera ushqimore.