
Perëndimi duhet të përgatitet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në një luftë që do të zgjasë me vite, ka paralajmëruar shefi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se kostot e luftës ishin të larta, por çmimi për ta lënë Moskën të arrjë qëllimet e saj ushtarake do të jetë dhe më i madh.