Kosovarët janë të parët/ Maj-Korrik, 1.5 milionë pushues erdhën nga Kosova! Të dytët, italianët

Screenshot 8 26 2023 3 16 36 PM

Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë.

Mirëpo, pavarësisht fluksit të madh qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësore dhe detare, nuk janë krijuar radhë, pasi policia kufitare ka shtuar sportelet dhe stafin. Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova. Referuar shifrave nga maji deri në korrik në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milion kosovarë. Pas tyre vijnë italianët pasuar nga turistët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak se një vit më parë.

“Pika e kalimi me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe qafë thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës”- tha drejtor i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Përveç masave në kufi policia e shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera është koordinuar për të mos pasur incidente me turistët.

“Jemi angazhuar qoftë në bregdet ashtu edhe në turizmin malor duke qartësuar subjektet private që të përmbushin rregullat për një sezon turistik të sigurt në det patrullojmë me 35 jet ski dhe mjete lundruese për të ndëshkuar këdo që nuk respekton detyrimet për lundrimin  në det ose në liqen”- tha Boshnjaku.

Policia ka qenë afër pushuesve edhe kur ata kanë kërkuar ndihmë. Ka pasur 85 raste të dhënies ndihmë në det ku situate ka qenë vërtet kritike. Probleme ka pasur në karaburun dhe në zonat malore. Kemi pasur raste të personave që janë future në det pa ditur not apo me mjete lundruese të cilat janë prishur.

Pavarsisht fluksit policia kufitare ka ndëshkuar dhe krimet ndërkufitare ku ka arrestuar disa persona për mosdeklarim të të ardhurave në kufij dhe tentative për trafik të lëndëve narkotike.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.