The Guardian,me shkrim per turizem-Shqiperia le shume pas Serbine.

auto turzimi1494452214

Guardian ka publikuar një artikull me 10 destinacionet turistike që këtë vit do të zgjidhen për të pushuar nga britanikët ku Shqipëria renditet e treta, pas Nepalit dhe Afrikës së Jugut, duke lënë pas vende si Bullgaria, Kolumbia apo edhe Serbia.
“E ndodhur pranë Britanisë së Madhe dhe jashtë BE-së, Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer për udhëtarët e pavarur. Ka vargmale spektakolare, qytete të lashta dhe një shtrirje të shkëlqyer bregdetare të paprishur të Adriatikut. Shqipëria ka edhe një monedhë të qëndrueshme.
- easy healthy recipes -
Click Here to Continue to easy healthy recipes
Ajo që do të gjeni në Shqipëri është një vend i pazakontë me kosto të ulët dhe pa turizëm mase. Ju mund të udhëtoni në Bjeshkët e Namuna, të ndiqni gjurmët e “Rrugës Egnatia”, rruga e vjetër romake që dikur lidhte Adriatikun me Detin e Zi.
Urat dhe rrugët me kalldrëm kanë mbetur të pandryshuara që prej më shumë se 2000 vjet”, kështu e përshkruan Shqipërinë prestigjiozja britanike.
Sipas Guardianit, rreth 41 për qind e britanikëve do të ndryshojnë këtë vit planet për të pushuar, për shkak të zhvlerësimit të sterlinës. Aktualisht paundi është në nivelin e vitit 2013 kundrejt euros.
“Britanikët, duket se do të zgjedhin të pushojnë kudo nëpër botë, por nuk ka asnjë dyshim që 2017-a do të jetë viti i Europës Juglindore”, thotë drejtuesi i uebit Travelzoo, Joel Brandon-Brown.
Nga ana tjetër, agjencitë e turizmit konfirmojnë se ka një rritje të prenotimeve online, si dhe për ture individuale. Kërkesa në rritje ka edhe për destinacione si: Portugalia, Greqia por edhe për Kroacinë.

LEXO TE NGJASHME

0.98 turizem shqiperia

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.