__grila-edilcass-vb-1

EDILCASS VB

Unaza e Plazhit, Rruga Shkozet-Plepa, Lagjia 13DURRËS

 +355 69 20 89 036  /  067 20 89 036 

 info@edilcassvb.com

 

E Hënë          08.00 - 20.00

E Martë         08.00 - 20.00

E Mërkurë     08.00 - 20.00

E Enjte          08.00 - 20.00

E Premte       08.00 - 20.00

E Shtunë       08.00 - 20.00

E Dielë          08.00 - 16.00

0 vende aktive

EDILCASS VB

Objektivi kryesor i shoqërisë është përpunimi dhe montimi i grilës "Edilcass".

Quhet e tillë sepse elementi kryesor dhe i veçante i saj është kaseta "Edilcass" e importuar nga prodhuesi Italian "Edilcass" spa Cisternino (BA) në Itali.

Ajo është tepër funksionale (i përgjigjet trashësisë së murit dhe shërben si arkitra) dhe është lehtësisht e montueshme.

Të tre pjesët e grilës "Edilcass" dhe aksesorët kompletues të saj janë prodhime italiane nga më cilësoret në treg, të importuara nga prodhues të afirmuar në tregun Europian dhe të certifukuar me Sistemin ISO 9001-2000.

Veçoria dalluese e kësaj grile është se kasa e saj shërben si arkitra për dritaren apo derën ku montohet.

Grila është termoizolante dhe e mbushur me poliretan.

Grila mund të komandohet me buton ose me anë të litarit apo kavos së celikut në vartësi të zgjedhjes tuaj.

Kërkesa për produktet e Edilcass VB shpk janë vazhdimisht në rritje. Klientela ka pësuar rritje jo vetëm në Durrës dhe Tiranë, por edhe në Shkodër, Vlorë, Korcë, Sarandë, etj.

Cilësia e produkteve dhe niveli i shërbimit kanë influencuar pozicionimin e shoqërisë Edilcass VB shpk në treg.

Na Kontaktoni !

Kompania Edilcass VB shpk ofron Import-Eksport, prodhim, montim, tregtim, kaseta, grila, kaseta edilcass, dyer, dritare, vetrata, pajisje te tyre, saldime të ndryshme, etj.

- Grila Edilcass: Të tre pjesët e grilës Edilcass dhe aksesorët kompletues të saj janë prodhime italiane nga më cilesoret në treg, të importuara nga prodhues të afirmuar në tregun Europian dhe të certifukuar me Sistemin ISO 9001-2000.

- Kaseta Edilcass (me monobllok termoizolant ose pa monobllok), vendoset në mur me trashësi "20", "25", "30", shërben si arkitra, është termoizolante, hidroizolante dhe e gatshme për suvatim, montohet lehtë dhe shpejt, nuk prek hapësiren e dritës të planifikuar.

- Mbushja e grilës (është duralumin e mbushur me poliretan, udhëzuesit e grilës janë duralumin, elementet e mbushjes janë si vijon, 45 x 9 e cila garanton gjërësi 2.6 m, 55m x 14 e cila garanton gjërësi 3 m, 5.5 x 14 e cila garanton gjërësi 3.2 m)

- Mekanizmi funksionues avolxhator (me rrip të trashë dhe të fshehur në mur në një kuti të hapur) manivele (me kavo celiku në mur) motorr (me buton ose telekomandë) Në rastet kur grila planfikohet të vendoset me monobllok, përvec gjërësisë duhen përcaktuar paraprakisht edhe lartësia e hapsirës.

Edilcass VB ofron një sërë sherbimesh mbështetëse për klientët e saj:

Transport falas

Montim të grilës

Asistencë pas montimit

Konsulencë në lidhje me përdorimin e grilës

 

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.