"Bëni kujdes!", policia rrugore "bën namin" me gjoba, 27 927 në vetëm një javë

 

 640 0 666d685abf9e8

Policia rrugore njoftoi se ka vendosur nje total prej 27 mije e 927 gjobash gjate javes se fundit si pasoje e monitorimeve dhe kontrolleve ne rruge.

Ne nje deklarate, policia ben apel per kujdes dhe u rikujton drejtuesve te mjeteve se sherbimet jane ne akset kryesore duke monitoruar dhe kontrolluar per kundravajtjet. 

Drejtoria e Policisë Rrugore

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, vijonë monitorimet intensive të qarkullimit rrugor në të gjtiha akset rrugore nacionale, urbane e rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Monitorimet po kryhen nëpërmjet mjeteve inteligjente shpejtësimatëse, dronëve të cilësisë së lartë, e pajisjeve të tjera bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion.

Njëkohësisht janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështura nga Patrullat e Përgjithshme dhe "Shqiponjat", pasi në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane por veçanërisht në zonat bregdetare, është shtuar maksimalisht fluksi i lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:

-janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 për drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve, dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 927 masa administrative, nga këto:

* 8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;
* 1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 2094 për parakalime të gabuara;
* 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
* 345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;
* 11334 për parkim të gabuar;
* 2123 për shkelje të ndryshme.

Edhe gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Gjithashtu drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes përgjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.