Pluhuri mbuloi Tiranën, IGJEUM jep njoftimin për motin: Shtrëngata në të gjitha qarqet

 640 0 660436e94cb0e

Shtrengata shiu ne te gjitha qarqet, ky eshte parashikimi i IGJEUM per motin ne diten e sotme dhe neser.
Nderkohe Tirana, Dibra e jo vetem, diten e sotme u mbuluan nga pluhuri saharian shoqeruar me temperatura te larta. 
 640 0 660436ef073e1
 

PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt, 27) dhe nesër (e enjte, dt, 28) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata pothuajse në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës.

TEMPERATURA
Nesër (e enjte, dt, 28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 13 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt, 27) dhe nesër (e enjte, dt, 28) era pritet të jetë mesatare deri e fortë në bregdet.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.