‘Isha në gjumë gjatë aksidentit’/ Pasagjeri: M’u duk si ëndërr. Disa kishin vdekur…

0.3som5551627329797

Dëshmitë rrëqethëse nga aksidenti tragjik në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, vijojnë ende. 10 shtetas kosovarë humbën jetën pasi autobusi doli nga rruga, ndërkohë që dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një prej pasagjerëve që ndodheshin brenda autobusit ka dhënë versionin e tij mbi atë që përjetoi.

Drilon Muji tha se ai po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar të atin për disa ditë në Gjermani. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.

Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore dhe askujt nuk ja merrte mendja se do të përjetonin ditën më të tmerrshme në jetë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.