
Ministria e Shendetësisë njoftoi të premten për shtimin e rasteve me Covid 19 në Shqipëri dhe u bëri thirrje qytetarëve për të vazhduar bërjen e vaksinave. Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, shifrat janë rritur ndjeshëm: Ndër 1943 testime, kanë dalë 671 qytetarë me Covid 19.