Fundjava e parë e korrikut, me ajër shumë të nxehtë nga Saharaja
Europa Juglindore po ndikohet nga intesifikimi i ajrit shumë te nxehtë nga Saharaja duke ndikur edhe vendin tonë temperatura të larta.
E shtunë 2 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore duke u pasuar nag reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/36°C
Zona e ulët 16/38°C
Zona bregdetare 21/37°C
Kosova, e shtunë 2 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -33°C .
E diel 3 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/37°C
Zona e ulët 18/39°C
Zona bregdetare 22/37°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME