
Sezoni i provimeve te matures ka perfunduar e maturantet jane njohur me notat, por tashme nje faze tjeter e rendesishme i pret ku duhet te tregojne kujdes me vijimin e rrugetimit arsimor. Neser nisin aplikimet per maturantet qe duan te vazhdojne studimet ne arsimin e larte. Nga 39 universitete publike dhe private ne te gjithe Shqiperine ofrohen 560 programe studimi, ku te rinjte kane mundesi perzgjedhje te 10 degeve qe ata preferojne ne portalin e-albania qe do te qendroje hapur 24/24 pergjate 6 diteve, nga 29 korriku deri ne 3 gusht.