
Grupi i qytetareve afgane qe do te strehohen perkohesisht ne Shqiperi mberriti ne aeroportin ushtarak ne Rinas, pak minuta pas ores 03:00 te mengjesit te se premtes. Zeri i Amerikes ka mesuar se behet fjale per 121 persona, aktiviste te shoqerise civile, mes tyre dhe femije si dhe 11 foshnja, te nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bere fillimisht nje ndalese ne kryeqytetin e Gjeorgjise, Tbilisi, prej nga eshte nisur me pas rreth mesnates drejt Tiranes.