
Dhjetera qytetare shqiptare nuk u lejuan te hynin ne Kosove gjate kesaj te hene. Shkak per kete jane masat e reja anti-Covid te njoftuara nga qeveria e Kosoves, rreth dy dite me pare. Policia ne piken e kalimit kufitar te Vermices iu kerkoi qytetareve certifikaten e vaksines, vertetimin e vaksinimit me te pakten nje doze ose testin PCR me rezultatin negativ ndaj virusit ose vertetimin e sherimit nga virusi.