
Ministria e Shendetesise ka publikuar te dhenat e reja te ecurise se COVID-19 ne vendin tone. Ne njoftimin zyrtar thuhet, se gjate 24 oreve te fundit, jane shenuar 864 persona te infektuar me virusin. Nga ana tjeter, per fat te keq, nuk e kane fituar betejen me virusin 4 qytetare, respektivisht, nje qytetare nga Tirana 65 vjeçe, nje qytetar nga Kolonja 65 vjeç, nje qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe nje qytetar nga Fieri 82 vjeç. Lajmi mire eshte se gjate 24 oreve te fundit jane shpallur te sheruar 679 qytetare.