Nga dhuna në familje te zjarrvënia, 2 të arrestuar dhe 5 të proceduar në Fier

 640 0 6139dc85f32e9

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 2 prej të cilëve për zjarrvënie. Burime zyrtare bënë me dije se u proceduan penalisht përkatësisht shtetasit me inicialet Xh. B., banues në Levan, Fier dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. dhe A. B.

Ndërkohë, në flagrancë u arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit me inicialet A. T., 44 vjeç dhe L. T., 46 vjeç, pasi në fshatin Panahor, Mallakastër, për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, shtetasi L. T., ka goditur me grushte edhe xhaxhain e tij, shtetasin P. T., 70 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe O. B., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu është gjetur nga një sasi e vogël me lëndë narkotike kannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Seman, pasi në lagjen “Bishanak”, Fier, gjatë një konflikti të çastit ka goditur shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.