
Rreshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor. Nga informacionet e deri më tanishme të siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim.
Rreshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor. Nga informacionet e deri më tanishme të siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim.
Reshjet e dëborës që kanë vijuar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës kanë krijuar problemet e para në shumë zona të vendit. Sipas informacioneve të Syri Tv nga Dibra është ka probleme për shkak të reshjeve të dëborës në rrugën e Arbrit. Në segmentin nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë bay-pasi deri në Xibër Murrizë, segment i rrugës së Arbrit, është i bllokuar.
OSHEE njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit. Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora. Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e cila po vijon rreshje shiu dhe reshje bore intesive në vendin duke përmbyllur vjeshtën.
Përshëndetje nga SHMU! Dita e hënë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e hënë në lartësin mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formënë e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit.