ARRSH apel shoferëve: Reduktoni shpejtësinë, ja në cilët segmente duhet të keni kujdes

vlcsnap arrshh

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH bën me dije se si pasojë e reshje ka rënie gurësh dhe inertesh në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, si dhe Elbasan-Librazhd.

Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi

Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.