Lirimi i Malltezit nga burgu, reagon Berisha: Rama dhe larot e tij shumëzojnë me zero ligjin

 640 0 655c9fdd0a075

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lirimin e Jamarbër Malltezi, duke pohuar se vendimi nuk kishte asnjë risi. Ai madje tregoi edhe deklaratat e djeshme që ka bërë në gjykatë, Millonai, që sipas tij janë të rënda.

“Së pari më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, kthimin e saj në shërbim të narkodikaturës dhe Ramës. Siç duket se keni marrë vesh, dua t’ju informoj se dje në sallën e gjyqit famozja për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën ka deklaruar sa vijon; sipas saj korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard me amoral se sa ky. Është i regjistruar ky.

Do t’ua sjell këtu. Kur një njeri i ligjit deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo gjë mes amoralitetit dhe vjedhjes dhe banditizmit. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj dhe moral përveç lidhjeve oskure me një kriminel me kravatë, që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se me një deklaratë të tillë se gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturës.

Millonai me lidhjet e tij me Ballën, thotë se korrupsioni bëhet dhe duke zbatuar ligjin. Ka deklaratë më perverse se kjo?! Nëse ka një garanci mosabuzimi, është zbatimi i ligjit. Ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Begoyarsit, shumëzon me zero ligjin. Por jo vetëm, se ajo e ka Shqipëria dje dhe është në audio, por atë e ka shkruajtur Edi Rama me larot e tij dhe ish-sigurimsin famëkeq Kraja. Nuk kam asnjë lidhje me vendimet që shkelin Kushtetutën. E kam thënë, të dërgojnë kërkesën në Parlament, dhe unë e botoj, që Berisha në përputhje me kërkesën e bërë, të shkojë dhe të paraqitet””, tha Berisha.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.