Albin Kurti lë pas përplasjen me Ramën, komfirmon pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit

 280 170 65252acb2b841

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 Tetor. Konfirmimi për pjesëmarrjen e Kurtit në Samit vjen në një kohë marrëdhënia e tij me kreun qeverisë, Edi Rama është e tensionuar.

Rama shkoi më 06 korrik në Prishtinë si përgatitje për takimin e Procesit të Berlinit, por ai nuk u prit nga homologu Albin Kurti.

Gjatë vizitës atje ai takoi Presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, por jo kryeministrin e Kosovës.

Pavarësisht kërkesës së Edi Ramës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta presë në një takim të veçantë.

Ai u shpreh se nuk e shikonte të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila ishte organizuar në Gjakovë në datën 14 qershor, por që u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Edi Rama.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.