Partia Socialiste eshte prane nje fitoreje historike, ku deri tani jane numeruar mbi 40% te votave. Teksa jane numeruar 2201 nga 5362 kuti ne te gjithe Shqiperine, PS udheheq me mbi 51.58% te votave, e ndjekur nga PD me 29.24% te votave dhe LSI me 15.5% te votave.
KQZ-ja eshte mbledhur sot ne oren 10:00 per te trajtuar problemin e shtyrjes se numerimit ne disa KZAZ deir ne 10 ore. Si Kryetari Klement Zguri ashtu edhe nenkryetari Denar Biba e kane quajtur te papranueshem nderprerjen e numerimit deri ne 10 ore.
Partia Socialiste eshte prane nje fitoreje historike, kjo dallohet qarte pas numerimit te mbi 20% te votave. Teksa jane numeruar 1357 nga 5362 kuti ne te gjithe Shqiperine, PS udheheq me mbi 50.33% te votave, e ndjekur nga PD me 27.74% te votave dhe LSI me 15.35% te votave.
Partia Socialiste duket te jete fituesja e zgjedhjeve parlamentare te se djeles, cka do t’i jepte asaj nje mandat te forte per zbatimin e reformes se gjyqesorit, jetike per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me nje marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistet duhet te marrin diku tek 49% te votave, cka i siguron me shume se gjysmen e vendeve ne Parlament.
Politika shqiptare ndodhet diten e sotme ne heshtje zgjedhore. Partite politike mbyllen mbremjen e kaluar fushaten elektorale, pas takimeve prej me shume se nje muaj ne te gjitha qytetet e vendit. Ndersa diten e neserme, me 25 qershor, qytetaret ne mbare vendin do t’i drejtohen kutive te votimit per te vendosur se kush do t’i qeverise ne 4 vitet e ardhshme.