Parlamentit te ardhshem do t’i mungojne nje sere personazhesh te cilet per vite me radhe kane qene protagoniste ne skenen politike ne vend. Ben Blushi dhe LIBRA e tij nuk arriten dot te hynin ne Parlament, edhe pse moren rreth 20 mije vota. E per kete, Blushi me ane te nje statusi ne Facebook i mori pergjegjesite vete.
Eduard Selami ka vendosur te garoje per te marre drejtimin e Partise Demokratike, ne zgjedhjet qe kjo force politike do te organizoje ne korrik. Ky vendim u be i ditur nga vete Selami, nepermjet nje statusi ne rrjetin social "Twitter".
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se tashmë vendi do të ketë një opozitë të vërtetë, por i quajti këto zgjedhje të realizuara në kushtet e “terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista”.
Procesi i numerimit ka perfunduar ne te gjithe vendin, ky ka qene komunikimi i kryetarit te KQZ-se, Klement Zguri. "Partia Socialiste ka marre 48.33% te votave, 74 mandate; Partia Demokratike ka marre 28.81% te votave, 43 mandate; Levizja Socialiste per Integrim ka marre 14.48% te votave; 19 mandate", njoftoi kreu i KQZ-se, Zguri.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 7:30 të së martës janë numëruar 5.112 kuti nga 5.362 gjithësej.