“Frikësimi” i Biden/ Bashkëpunimi mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, kërcënim për SHBA. Ja lëvizja e papritur e presidentit amerikan
Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë dokument përmenden katër rekomandime si: përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional brenda qeverisë amerikane, përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit me aleatët rreth katër vendeve kundërshtare, kalibrimi i veprimeve në përdorimin e sanksioneve dhe mjeteve të tjera ekonomike nga ana e qeverisë amerikane për të siguruar efektivitet maksimal si dhe forcimi i përgatitjes për të menaxhuar krizat e njëkohshme që lidhen me kundërshtarët.
Për shumë vite Shtetet e Bashkuara ka qenë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Koordinimi mes tyre është përshpejtuar si pasojë e sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022.
LEXO TE NGJASHME