
Eshte e lehte te arrihet ne perfundimin e nxituar, se pandemia e koronavirusit po del serish jashte kontrollit. Numri i rasteve te reja, arriti nje rekord te ri javen e kaluar, me 5.2 milion njerez te infektuar ne te gjithe boten. Tre muaj me pare, shume njerez ne Indi po i gezoheshin mundesise qe vendi po i afrohej imunitetit te tufes. Tani aty numri i rasteve te reja po rritet me nje shpejtesi alarmante. Ne Evrope, entet rregullatore dhe politikanet, po perpiqen ende te menaxhojne shqetesimet mbi sigurine, qe jane ngritur ne lidhje me vaksinen e AstraZeneca.