COVID-19/ Ekspertët kërkojnë masa drastike në Gjermani

0.5gjermani16158826321615894791

Kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve Gjermane ka bërë thirrje për masa drastike që të shmanget një valë e tretë e koronavirusit.

Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch kërkoi që qytetarët të frenojnë takimet me familjarët. Mutacioni më infektiv B117, zbuluar së pari në Britani është përgjegjës për 90% të infeksioneve. Shumë pacientë kanë nevojë për trajtim të kujdesit intensiv.

Gjermania rregjistroi 32.5 milionë raste të reja. Shumica e atyre që ishin të infektuar ishin në grupmoshën 15 deri 49 vjeç. Pothuajse 80,000 njerëz në Gjermani kanë vdekur nga virusi.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë shtypi në Berlin deklaroi se ata mbështesnin propozimin e Angela Merkel për një shtetrrethim natën për të frenuar pandeminë.

Programi i vaksinimeve tanimë po e rrit ritmin. Çdo ditë po bëhen 500,000 dhe 700,000 vaksinime dhe 17.6% e gjermanëve kanë marrë dozën e tyre të parë. Testimi i detyrueshëm do të futet gjithashtu në shkolla nga java tjetër.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.