
Ka shkuar mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë 958 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 731 mijë e 271.
Ka shkuar mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë 958 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 731 mijë e 271.
COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, mund të ketë shkaktuar vdekjen e 80,000 deri në 180,000 punëtorëve shëndetësorë në botë, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo kategori duhet të ketë prioritet për vaksinim, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa ka kritikuar padrejtësinë në shpërndarje të vaksinave.
Pandemia e Covid-it “do të vazhdojë edhe një vit më shumë se sa duhet”, sepse vendet më të varfra nuk po i marrin vaksinat që u nevojiten, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dr. Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH, tha se kjo do të thotë që kriza e Covid "mund të shtriqet deri në 2022". Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter tronditi pak para orës 11 të mëngjesit të së premtes ( me orën lokale) teksa kryeministrja e vendit Jacinda Ardern po informonte gazetarët me të dhënat e fundit në vend për COVID-19.
I heshtur nga shumë platforma kryesore, ish -Presidenti Donald Trump po lançon aplikacionin e tij të mediave sociale. Trump Media Group and Technology Group dhe Digital World Acquisition Group, i cili tashmë është i listuar në Nasdaq, kanë hyrë në një bashkim për të formuar një kompani të re, të kryesuar nga ish -presidenti, sipas një njoftimi për shtyp.