CNN- Nëse ka një komb që e kupton mundimin e Ukrainës , është Polonia, e cila mirëpret Presidentin Joe Biden të premten (25 mars) si pjesë e misionit të tij emergjent për të mbështetur mbrojtjen e NATO-s pas pushtimit brutal të Rusisë.

"Ne po i afrohemi paqes, po i afrohemi fitores. Kjo luftë nuk mund të jetë pa fitore. Kështu do të jetë. Ne nuk mund të ndalemi as për një minutë sepse çdo minutë ka të bëjë me fatin tonë, të ardhmen tonë dhe mbijetesën tonë." është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video mesazh drejtuar kombit.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të bashkohet me liderët e tjerë perëndimorë në Bruksel të enjten në tre samite mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, një muaj pas fillimit të pushtimit. NATO, G7 dhe BE të gjithë po mbajnë takime, në një shfaqje uniteti që rrallë shihet nga Perëndimi, njofton BBC.
Seri samitesh në Bruksel. NATO-ja reagon ndaj pushtimit rus të Ukrainës me njësi luftarake shtesë, kurse vendet e G7-s kërcënojnë Moskën me sanksione të mëtejshme, shkruan Deutsche Welle.
Joe Biden ka zbarkuar në Bruksel për t'i dërguar Vladimir Putinit mesazhin se, përballë pushtimit rus të Ukrainës, aleanca perëndimore është më e fortë se kurrë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.