
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Athine - Autoritetet greke thane se jane gati te rivendosin kufizimet per publikun dhe per udhetimet javen e ardhshme, duke paralajmeruar se udhezimet per t’u mbrojtur nga koronavirusi shpesh po injorohen. Stelios Petsas, zedhenesi i qeverise, tha se autoritetet ishin "te vendosura per te mbrojtur shumicen e njerezve nga pakica mendjelehte", duke shtuar se qeveria ka te ngjare te njoftoje kufizime te reja nese do te jete e nevojshme te henen.
Mes rritjes se rasteve me Covid-19, veçanerisht ne mesin e te rinjve, Shtepia e Bardhe po i ben presion shkollave ne te gjithe Shtetet e Bashkuara qe te rihapen. “Ne do te ushtrojme trysni mbi guvernatoret dhe te gjithe te tjeret per te hapur shkollat, per t’i hapur ato. Kjo eshte shume e rendesishme,” tha Presidenti Donald Trump te marten ne nje ngjarje ne Shtepine e Bardhe.
Pandemia e koronavirusit ka shenuar nje rekord te ri: 12 milione te infektuar gjithesej ne shkalle globale, sipas statistikave te Universitetit Johns Hopkins. SHBA kryesojne boten me mbi 3,054,695 infeksione, ose nje te katerten e rasteve globale, perfshire me shume se 60 mije raste te reja te merkuren. Kjo ishte shifra me e madhe e rasteve te reja qe kur filloi pandemia.
Per Francen, ishte “mbushja e kupes” – per Turqine, ishte nje keqkuptim – per NATO-n, mund te jete nje pike kthese. Sipas Reuters, behet fjale per nje incident qe shpertheu shpejt ne Mesdheun lindor, me 10 qershor, kur nje fregate franceze nen komanden e NATO-s u perpoq te inspektonte nje anije ngarkese me flamur nga Tanzania, te dyshuar per kontrabandim armesh drejt Libise ne shkelje te nje embargoje te OKB-se.